Shërbimi Austriak i Sigurisë së Brendshme (DSN) njoftoi sot se ka shkatërruar një celulë terroriste që dyshohet se kishte lidhje me Shtetin Islamik. Siç thuhet në njoftim, grupi përbëhej nga nëntë të rinj dhe një grua, ndërsa një i dyshuar është ndaluar.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje po punohet për zbardhjen e plotë të funksionimit të saj.
/abcnews.al