Shkatërrohet grupi kriminal që trafikonte kokainë në Spanjë, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

schedule08:59 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 08:59 - 20 Dhjetor, 2023

Një operacion antidrogë në Galicia të Spanjës ka çuar në arrestimin e 9 personave, përfshirë shqiptarë, italianë, kolumbianë dhe portugezë. Hetimet nisën që në fillim të vitit 2022, kur u sekuestruan 3 ton kokainë në bordin e një anije jashtë ishujave Kanarie, të destinuara për Galicinë dhe Portugalinë.

Më vonë, në prill të këtij viti, autoritetet spanjolle kapën një skaf me 1 600 kg kokainë. Në atë kohë, autoritetet nuk mundën të arrestonin asnjë nga të përfshirët, por zbuluan trupin e një peshkatari portugez, me shenja se ishte viktimë e helikave të skafit, në momentin që ai tentoi të arratisej.

Nga sa mësohet, të arrestuarit janë pjesë e klanit galician Piturros, kartelit ballkanik, Ndranghetas dhe një karteli i njohur kolumbian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!