Shkatërrohet grupi kriminal në Shqipëri dhe Itali, pranga organizatorit dhe “negociuesit” me klientët

schedule15:26 - 9 Qershor, 2020

schedule 15:26 - 9 Qershor, 2020

Një grup i struktrurual kriminal shqiptar që merrej me trafik të lëndëve narkotike është goditur nga policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare duke çuar në pranga dy anëtarë të grupit kriminal në Shqipëri, si dhe tre të tjerë në Itali.

Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia italiane. Operacioni në Shqipëri është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke arrestuar  organizatorin Klevis Çela 34 vjeç, banues në Karbunare, Lushnjë dhe Shpat Zeqo nga Lushnja.

Në Itali, u ndaluan tre bashkëpunëtorët e tjerë H. SH., 28 vjeç dhe A. M., 45 vjeç, nga Lushnja, si dhe D. T. , 28 vjeç, nga Durrësi,  të tre me banim të përkohshëm në Itali. Gjithashtu në Itali u shpall në kërkim shtetasi shqiptar E. H., me banim të përkohshëm në Itali.

Policia njofton se nga periudha gusht 2017 deri në mars 2018, Klevis Çela, negocionte me tregtarët e drogës dhe mbikëqyrte furnizmin me drogë, për ta trafikuar në rajonin e Toscanës.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij Shpat Zeqo në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal kontrabandonte lëndën narkotike kokainë  dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë.

Gjithashtu ai ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!