Në mes të pandemisë së koronavirusit, një aksion blic i karabinierëve ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare të përbërë nga shqiptarë dhe italian të cilët merreshin me trafik droge në Pordenone dhe Venecia.
Gjatë operacionit të finalizuar mëngjesin e sotëm u vunë në pranga 14 persona.
Mediat italiane shkruajnë se në operacion morën pjesë forcat karabiniere të Friulit, Venezias dhe Venetos.
Gjatë aksionit u sekuestrua dhe një sasi e madhe droge e llojit kokainë dhe marijuanë./ abcnews.al