Shkatërrohet banda e atentateve në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

schedule22:10 - 16 Qershor, 2021

schedule 22:10 - 16 Qershor, 2021

Pesë persona janë arrestuar nga karabinierët e Compagnia di Montesilvano  në Itali. Mes të arrestuarve mësoleht të jetë edhe një shqiptar.

Sipas autoriteteve italiane 20 persona po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa janë konfiskuar pasuri me vlerë prej disa qindra mijëra euro si rezultat i veprimtarisë së paligjshme.

Të dyshuarit janë përgjegjës në mënyra të ndryshme për kryerjen e krimeve të organizatës kriminale, zhvatjes, regjistrimit fiktiv të pasurisë, pastrimit të parave, mashtrimit, përvetësimit, marrjes së mallrave të vjedhura, dëmtimit dhe bartjes dhe mbajtjes pa leje të armëve.

Hetimet ndaj anëtarëve të bandës nisën pas dy krimeve të rënda të ndodhura në vitin 2018, kundër një sipërmarrësi vendas.

I pari kishte djegur një kamion dhe kishte qëlluar me armë një makinë; ndërsa i ndaluari tjetër shpërtheu një pajisje të fuqishme cila dëmtoi shtëpinë dhe një apartament ngjitur.

Nga analiza e përgjimeve dhe të mbikqyrjes së imazheve u konstatua një burrë duke mbërritur me makinë, i cili vendos bombën dhe më pas largohet para se të ndodhte shpërthimi i dhunshëm.

Lidhur mbi rastin hetimet u ndalën te dy persona, një italian me origjinë nga Cerignola dhe një shqiptar, të cilët akuzohen për një total prej katër sulmesh, gjithmonë kundër të njëjtit sipërmarrës. /abcnews.al