Shkatërrimi i urës në Baltimore, Biden: Ne do të financojmë rindërtimin

schedule18:44 - 26 Mars, 2024

schedule 18:44 - 26 Mars, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se qeveria amerikane do të mundësojë financimin për rindërtimin e urës Francis Scott Key në Baltimore.

Kjo për shkak se ura u shkatërruar pas përplasjes së një anije mallrash, duke shkaktuar një viktimë dhe gjashtë të zhdukur.

Presidenti amerikan konfirmon se operacioni i kërkim shpëtimit mbetet prioritet dhe se do të mundësohen të gjitha mjetet e nevojshme.

“Ne do të punojmë me partnerët tanë në Kongres për t’u siguruar që shteti të marrë mbështetjen që i nevojitet”, tha ndër të tjera Biden.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!