Shkatërrimi i kartelit ndërkombëtar të drogës, pesë shqiptarë të arrestuar jashtë vendit

schedule12:57 - 17 Shtator, 2020

schedule 12:57 - 17 Shtator, 2020

Mes personave të arrestuar nga shkatërrimi i kartelit ndërkombëtar të drogës të goditur në 10 shtete janë në total 10 shqiptarë.

5 prej tyre janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa 5 të tjerë janë ndaluar jashtë vendit. Mes tyre është edhe Elti Dizdari i cili sipas gazetarit Artan Hoxha është ndaluar në Dubai me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ndërsa në pranga kanë rënë edhe Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani, Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë, Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë dhe Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Ndërsa i është komunikuar masa e sigurisë arrest me burg Altin Velsulas (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji. Nga operacioni në vendin tonë u vunë në pranga Gentjan Manaj, Elvis Jaupaj, Jorin Llambro, Rexhino Ibrahimi dhe Vladimir Lesaj.

“Në vijim të informacionit të dhënë për operacionin mjaft të suksesshëm ndërkombëtar të koduar “LOS BLANCOS”, zhvilluar me homologët ndërkombëtar, si rezultat i të cilit, në Shqipëri, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit u kapën dhe u arrestuan 5 persona, bëjmë me dije se janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” edhe për disa shtetas të tjerë, pjesëmarrës të organizatës kriminale, të cilët janë rezidentë jashtë shtetit.

Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe policive të përfshira në operacion u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Denis Matoshi alias Elti Dizdari, 31 vjeç, person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet policore italiane, rumune, holandeze, spanjolle dhe hungareze, në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”, u bë u kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit:

Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;

Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;

Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;

Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Policia e Shtetit ka një bashkëpunim solid me partnerët dhe është e angazhuar maksimalisht dhe me profesionalizëm në finalizimin e shumë operacioneve të rëndësishme në kuadër të goditjes së krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme që do bëhen prezent në kohën e duhur”, njofton policia./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!