Pamje të reja janë publikuar këtë të hënë nga mediat greke ku shihet shkatërrimi I Evros nga zjarrët e ditëve të fundit.
Nga pamjet shihen tokat e shkatërruara nga flakët e 17 ditëve të fundit.
Fatmirësisht duket se këtë të hënë ka një neutralizim tyë vatrave të mëdha të zjarrit në këtë rajon ku deri më tani janë djegur mbi 935,000 hektarë tokë.
Kujtohet se Shërbimi i Hartave të Shpejtë i Komisionit Evropian, Copernicus ka publikuar të dhëna të reja satelitore për zjarrin e Evros, i cili ishte edhe zjarri më i madh pyjor i shumë viteve të fundit në tokën evropiane.
Në veçanti, siç tregohet nga analiza e të dhënave satelitore, sipërfaqja e përgjithshme e djegur nga zjarri i pyjeve në Evros, i cili erdhi nga kombinimi i zjarreve në Aleksandropolis dhe Dadia, i kalon 935,000 hektarë./abcnews.al