Shkatërrimi i digës në Kakhovka, shkon në 41 numri i viktimave

schedule09:33 - 21 Qershor, 2023

schedule 09:33 - 21 Qershor, 2023

Moska së fundmi thekson se ka shkuar në 41 numri i viktimave nga përmbytjet në zonat që ajo kontrollon në Ukrainën jugore, pasi diga hidroelektrike Kahovka në lumin Dnieper u shkatërrua në fillim të qershorit.

Zyrtari i administratës pushtuese ruse të rajonit Kherson, Andrei Aleksejenko është shprehur se për shkak të përmbytjeve fatkeqësisht numri i të vdekurve ka shkuar në 41.

Sipas një raporti të mëparshëm të lëshuar të shtunën e kaluar nga autoritetet e emëruara nga Rusia, numri i të vdekurve nga përmbytjet që rezultuan ishte 29.

Diga hidroelektrike Kakhovka , e vendosur në një zonë të kontrolluar nga forcat ruse në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, u shkatërrua më 6 qershor. Qindra kilometra katrorë u përmbytën më pas, duke detyruar mijëra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe duke shtuar frikën për një fatkeqësi humanitare përveç asaj mjedisore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!