Italianët janë tërbuar pasi një video që tregon një turist duke gërvishtur në murin e Koloseut të lashtë të Romës emrin e tij dhe të të dashurës, qarkulloi së fundmi në rrjetet sociale dhe u bë virale.
“Ivan + Hayley 23” shkruan turisti në mur duke përdorur çelës, ndërsa një kalimtar i rastësishëm e ka filmuar dhe ka postuar videon online.
Sipas atij që e filmon data 23 në një prej tullave me gjasë tregon datën e vizitës së çiftit. Burri që gdhend në mur buzëqesh drejt kamerës kur kuptoi se po filmohej.
Në video, një komentues shkruan: “A je serioz mor burrë? Kjo është çmenduri o njeri budalla”.
Përdorues të tjerë nxituan të komentojnë, duke shprehur zemërimin e tyre dhe gjithashtu i kërkuan personit që e postoi që ta dërgonte videon në polici, në mënyrë që vandali të arrestohej.
Nëse arrestohet, ai mund të përballet me një gjobë masive, e cila në të kaluarën ka qenë deri në 17,000 paund. Ai madje mund të përballet edhe me një vit burg.
Kjo nuk është hera e parë që turistët gjobiten për vandalizimin e atij që besohet të jetë amfiteatri më i madh në botë.
/abcnews.al