Shkarkohet Voltana Ademi, kryetar i Shoqatës së Bashkive zgjidhet Pjerin Ndreu

schedule13:47 - 8 Qershor, 2021

schedule 13:47 - 8 Qershor, 2021

Këtë të martë është mbledhur shoqata e bashkive ku kanë vendosur shkarkimin e Voltana Ademit dhe emërimin në vend të saj të, Pjerin Ndreu.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme përveç kryetarit janë zgjedhur dhe nënkryetarët e rinj të shoqatës që janë Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.

Ndërkohë në lidhje me padinë që do shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30-qershorit të vitit 2019-të, Ndreu tha se nuk qëndron.

Kjo është Asamble e jashtëzakonshme e thirrur nga 12/5 e anëtareve, u mblodh fillimisht Komiteti drejtues i cili mori vendimin për thirrjen e Asamblesë. Morëm pjes ëtë gjithë kryetarët 15 bashkive dhe 15nënkryetar, nga 30 morën pjesë 23 dhe zgjodhëm ekipin drejtues të shoqatës. Shoqata kishte 2 vite që nuk ishte mbledhur dhe nuk vihej në dijeni për asnjë veprim dhe ne kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë. Pas propozimeve dhe votimeve, u zgjodh Kryesia e Asamblesë së Shoqatës, kryetar unë, nënkryetar Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.

Nuk merremi me fantazira se ç’thotë Gjykata Kushtetuese. Kjo është një shoqatë që vepron dhe është shoqatë Bashkish jo kryetarësh, kush do kryetar që vjen nesër përfaqësohet në Komitetin drejtues dhe asamble, këtu nuk kanë të bëjnë emra, por Bashkia dhe nuk ka të drejtë askush që ta privatizojë, vendimmarrja është sipas statusit që ka shoqata dhe kjo është e qartë dhe e padiskutueshme“, tha ai.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!