Shkarkohet trajneri i Maltës, shkak bëhet akuza për ngacmim seksual ndaj një lojtari

schedule16:51 - 27 Shtator, 2022

schedule 16:51 - 27 Shtator, 2022

Pak orë para miqësores me Izraelin, Federata e Futbollit të Maltës njoftoi shkarkimin e trajnerit të kombëtares, Davis Mangia.

Në njoftimin e saj, federata i referohet një vendimi të marrë pas një raportimi që ka marrë në lidhje me shkeljen e pretenduar të politikës së saj, pa sqarime të mëtejshme.

Megjithatë, mediat vendase zbuluan se trajneri italian akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një futbollist të skuadrës, të cilit dyshohet se i ka premtuar edhe gjëra të ndryshme, madje edhe të drejtën për të ftuar disa lojtarë në ekip.

Mangia nuk ka vërë asnjë koment dhe siç raportojnë nga Federata është deklaruar i disponueshëm për zbardhjen e plotë të rastit, por nuk është hera e parë që trajneri 48-vjeçar përfshihet në një histori të tillë, shkruan abcnews.al.

Në vitin 2016, ai u largua nga drejtimi teknik i Ascolit për shkak të problemeve shëndetësore, por më vonë u bë e ditur se gjatë një ndeshjeje jashtë fushe në Novara, ai kishte munguar disa orë ku ndodhej në një hotel bashkë me një nga lojtarët e tij.

Nga viti 2017 deri në vitin 2019 ai drejtoi Craiova, të cilën e drejtoi në kupë, por pavarësisht se ishte shumë i dashur aty, u largua papritur.

Disa muaj më vonë trajneri rumin Victor Piturca, i ftuaar në një emision televiziv, duke diskutuar me të ftuarit e tjerë për Craiova zbuloi se Mandzia është homoseksual dhe i preferuari i tij ishte Razvan Popa, ndërsa kishte afruar gjithashtu edhe një futbollist tjetër të ekipit të dytë.

E gjithë kjo u tha jashtë transmetimit, por kur emisioni u ngarkua në kanalin e Youtube, nuk kishte censurë dhe ishte ngarkuar bashkë me momentet kur jepeshin spotet publicitare, duke zbuluar hapur deklaratën e madhe./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!