Shkarkohet trajneri i klubit të Serie A

schedule19:17 - 2 Tetor, 2022

schedule 19:17 - 2 Tetor, 2022

Sampdoria dështoi të dielën në ndeshjen në shtëpi të kampionatit italian ndaj Monzas, pasi u mposht me rezultat 0:3. Pak orë pas fishkëllimës së fundit, klubi gjenovez njoftoi dorëheqjen e Marco Giampaolo nga posti i trajnerit.

Sampdoria aktualisht zë vendin e fundit në renditjen e Serie A. Në tetë ndeshjet e fundit të kampionatit, skuadra nuk ka fituar kurrë, dy barazime dhe gjashtë humbje, shkruan abcnews.al.

Ndeshja e radhës e Sampdoria do të zhvillohet të shtunën më 8 tetor. Gjenovezët do të luajnë kundër Bolonjës në fushën e kundërshtarit. /G.D abcnews.al/