Shkarkohet nga detyra nënkryetari i bashkisë Durrës

schedule16:48 - 10 Nëntor, 2021

schedule 16:48 - 10 Nëntor, 2021

Është shkarkuar nga detyra nënkryetari i bashkisë Durrës, Arbri Braho, djali i ish-deputetit socialist Spartak Braho. Shkarkimin e ka firmosur Emirjana Sako, kryetarja e komanduar. Vendimi është marrë dje dhe ka hyrë në fuqi ditën e sotme.

Kujtojmë se një ditë më parë, Braho ka bërë një denoncim publik ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Në një status të publikuar në WhatsApp, Braho e quan Dakon, “xhuxhi 339”, referuar edhe përgjimeve për vjedhjen e votave dhe e akuzoi atë për vjedhje fondesh publike si në rastin e autoshkallës për të cilën Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar organizoi një operacion dhe vuri në pranga zyrtarë.

Në mesazhin e publikuar, Braho shton se Dako planifikon të marrë edhe paratë e hidrovorit. Megjithatë, nuk dihet nëse shkarkimi i tij është i lidhur me këtë denoncim apo jo. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!