Shkarkohet ministri që mbështeti SHBA/ Serbi, ministri i Ekonomisë kishte kërkuar vendosjen e sanksioneve Rusisë

schedule20:49 - 11 Korrik, 2023

schedule 20:49 - 11 Korrik, 2023

Asambleja Paralamentare në Serbi votoi këtë të martë me 149 vota pro për  shkakrimin e Ministrit të Ekonomisë, Radet Basta.

Ishin 45 deputetë të cilët abstenuan ndërsa kërkesa për shkarkimin e Ministrit të Ekonomisë erdhi me iniciativë të kryeministres së vendit, Ana Bërnabiq.

Radet Basta u akuzua nga Parlamenti Serb se ka bërë deklarata që bien ndesh me politikën shtetërore dhe atë kombëtare, pasi kërkoi që të vendosen sanskione ndaj rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

Basta u zgjodh ministër i Ekonomisë si pjesëtar i koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë, lideri i të cilës është ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq. Në këtë koalicion bën pjesë edhe partia Serbia e Bashkuar.

Deri sa të zgjidhet një tjetër minister Ekonomie në Serbi, kompetencat e Radet Bastës do ti ushtrojë ministri i Financave, Sinisa Mali.

Serbia është një ndër shtetet e pakta në Europë që nuk ka sanksionuar ende Rusinë për pushtimin e Ukrainës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!