Shkarkohet ministri i Shëndetësisë në Rumani, për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë

schedule12:39 - 14 Prill, 2021

schedule 12:39 - 14 Prill, 2021

Kryeministri i Rumanisë, Florin Citu tha në një deklaratë mëngjesin e së mërkurës se kishte pushuar nga puna ministrin e Shëndetësisë Vlad Voiculescu për shkak se nuk e ka menaxhuar si duhet situatën e pandemisë.

Zv/kryeministri Dan Barna është emëruar ministër i përkohshëm i shëndetësisë.

Rumania është një ndër vendet më të prekura  nga Covid. Vendi ka regjistruar 1,016,449 raste dhe 25,605 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!