Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Kavajës: Çfarë zbuloi KPK

schedule09:51 - 4 Qershor, 2020

schedule 09:51 - 4 Qershor, 2020

Kryetarja  Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula është shkarkuar sot nga detyra.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka komunikuar vendimin gjyqtares Shedula duke mos e konfirmuar në detyrë.

Pas një ndërprerje dy mujore për shkak të pandemisë COVID-19, KPK ka rinisur punën për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nën masa të rrepta siguria dhe higjiene.

Në seancën e parë pas rikthimit, KPK e përbërë nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Brunilda Bekteshi, vendosi shkarkimin e gjyqtares Shedula e cila u përball me tri kriteret e rivlerësimit, për pasurinë, figurën morale dhe aftësinë profesionale

Sipas analizës së KPK, Shedula ka pasur probleme me justifikimin e pasurisë.

Emri i saj ka dalë në media para dy dhe tre vitesh për dy çështje që janë denoncuar për të. Për tjetërsimin e pronave ne Spille dhe lirimin e një personi të akuzuar për vepra të rënda penale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!