Shkarkimi zgjat vetëm dy ditë, tifozët rikthejnë Maradonën në pankinë

schedule21:53 - 21 Nëntor, 2019

schedule 21:53 - 21 Nëntor, 2019

Një lajm i bujshëm vjen nga Argjentina. Largimi nga Gimnasia La Plata zgjati vetëm pak ditë dhe Diego Maradona është rikthyer sërish në stolin e ekipit argjentinas.

Legjenda e futbollit botëror u shkarkua me datë 19 nëntor dhe presidenti i Gimnasias e akuzoi për ndarje të skuadrës dhe jo bashkimin e saj. Diçka e tillë ka acaruar tifozët, të cilët i kanë kërkuar klubit rikthimin e Maradonës në pankinë.

Lajmi pozitiv është dhënë nga Matias Morla, agjenti i ish-futbollistit legjendar. “Të dielën do të jetë në pankinë në ndeshjen kundër Arsenal Sarandi”, është shprehur Morla, duke konfirmuar lajmin e mirë për tifozët e Gimnasia La Plata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!