Shkarkimi, Meta i përgjigjet Komisionit të Ligjeve: Nuk ka sqarim, keqpërdorim i Kuvendi njëpartiak

schedule12:14 - 5 Maj, 2021

schedule 12:14 - 5 Maj, 2021

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur, Komisionit të Ligjeve, lidhur me procedurën që Kuvendi ka nisur për shkarkimin e tij.

Meta është shprehur se është i gatshëm të shkojë në Komision në datë 10 maj, e cila përkon dhe me ‘Ditën Kombëtare të Drejtësisë’.

Ndërkohë presidenti vijon duke thënë se asnjë prej njoftimeve të bëra nga Komisioni i Ligjeve, nuk jep asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës.

“Në asnjë prej këtyre njoftimeve nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.Pavarësisht mungesës së objektit në e-mailin tuaj thjesht njoftues, dhe aspak sqarues apo parashtrues të ndonjë kërkese.” shkruan Meta mes të tjerash.

Presidenti Meta në përgjigjen për Komisionin Hetimor  ka hedhur akuza ndaj Kuvendit duke theksuar se prej dy vitesh përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë sipas tij, ka qenë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet.

Meta shton se kjo është një përpjekje e dëshpëruar, ndërsa e quan Kuvendin ilegjitim.

“Këto përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim, ky i fundit ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht.”- shkruan Meta.

Sipas kreut të Shtetit, kjo përpjekje e radhës,  bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin. Meta shton se nisma nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor.

Kiliko këtu për të parë: Pergjigjen ndaj Komisionit te Ligjeve 5.5.2021