Luciano Moggi ka gjithmonë diçka për të thënë për Juventusin. Ish-drejtuesi i bardhezinjve flet rreth situatës së Maurizio Sarrit dhe goditjes së “Zonjës së Vjetër” në merkaton e janarit për 7 Gold.
“Është vendosur gjithçka për të ardhmen e Sarrit. Trajneri do të qëndrojë te Juventusi, edhe pse mund të eliminohet nga Champions League. Nuk do të shkarkohet në mes të sezonit, por mund të largohet në fund të sezonit, gjithmonë nëse rezultatet do të jenë negative“, deklaron italiani i njohur.
83-vjeçari zbulon edhe blerjen e kampionëve të Italisë në merkaton e verës. Një emër i njohur, i cili po shkëlqen me skuadrën e tij dhe po zhvillon një sezon shumë pozitiv.
“Goditja e madhe e radhës në merkato do të jetë Sergej Milinkovic-Savic. Nuk kam asnjë dyshim për të ardhmen e mesfushorit të Lazios, ai do të transferohet te Juventusi“, përfundon Luciano Moggi. /abcnews.al