Shkarkimi i radhës në Premier League, merr fund aventura e spanjollit

schedule15:56 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 15:56 - 1 Dhjetor, 2019

Tjetër shkarkim trajneri në Premier League pas Mauricio Pochettinos dhe Unai Emery. Humbja e djeshme në fushën e Southampton ka qëlluar fatale për trajnerin e Watford. Drejtuesit e klubit kanë vendosur për të ndërprerë bashkëpunimin me Quique Sanchez Flores.

Spanjolli mori drejtimin e ekipit anglez me datë 7 shtator dhe arriti të siguronte vetëm një fitore. Ndryshimi i dytë në stol për Watford gjatë këtij sezoni, teksa ekipi renditet në vend të fundit me 8 pikë dhe rrezikon seriozisht rrëzimin një kategori më poshtë.

Quique Sánchez Flores

Drejtuesit e klubit kanë zgjedhur të ndryshojnë dhe 54-vjeçari nuk do të ulet më në pankinë. Kjo ishte hera e dytë që 54-vjeçari drejtonte Watford pas aventurës së parë që zgjati nga qershori i vitit 2015 deri në maj të vitit 2016. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!