Shkarkimi i Metës, gazetari: I pritshëm, maxhoranca ka përdorur në maksimum opozitën në Kuvend

schedule13:19 - 10 Qershor, 2021

schedule 13:19 - 10 Qershor, 2021

Gazetari Fatos Hakorja e ka cilësuar si të pritshëm votimin e djeshëm në Kuvend për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Në studion e ABC me Juli Xhokaxhi, Hakorja tha se maxhoranca i kishte siguruar votat, duke shtuar se ka përdorur në maksimum opozitën parlamentare. Këtë gazetari e lidh edhe me fjalimin e shkurtër të kryeministrit Rama.

“Është vendim politik dhe juridik. E kemi parë që maxhoranca i ka kaq vota. Ka një opozitë fiktive në Parlament që është përdorur në maksimum nga maxhoranca.

Edi Rama e ka konsumuar të gjithë fjalorin e tij për Metën. Dje ishte dita e vendimit ishte e kotë që dje të bënte propagandë kur e kishte të sigurt që i kishte votat në xhep. I takonte të thoshte vetëm fjalët e fundit për Ilir Metën.

Vendimin  Kuvendit nuk do të doja ta gjykoja. Nga ana e moralit vendimet që janë marrë nga ky parlament janë qesharake, ashku sikurse edhe duartrokitjet. Ajo opozitë nuk përfaqëson askënd përveç interesave të disa individëve. Akti mbetet për tu vlerësuar juridikisht nga gjykata Kushtetuese,” tha ai.

Hakorja thekson më tej Presidenca do t’i luajë tashmë kartat në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të vendosë edhe vulën e këtij vendimi.

“Karta e legjitimitetit të vendit është ajo që Presidenca duhet të luajë në Gjykata Kushtetuese. Në gjykatë do të gjykohet raporti i parlamentit në pikat që ka shfaqur si prova. Meta do të mbrohet si në pjesën që nuk e ka shkelur Kushtetutën si në pjesën që ky parlament nuk është legjitim. Ajo që bëri dje për ta shpërfillur vendimin.

Gjykata Kushtetuese duhet të jetë nën presion vetëm nëse për shkak se disa anëtarë janë përzgjedhur nga Meta dhe disa të therë nga Meta atëherë anëtarët e zgjedhur nga të dyja palët mund të jenë në presion të palëve. Nëse anëtarët janë zgjedhur atyre mes favoreve atëherë ata janë sigurisht nën presion,” u shpreh gazetari. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!