Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas rrëzimit të Qeverisë Kurti reagoi në rrjetin social “Facebook”, duke u shprehur se intitucionet e reja do të do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.
Gjithashtu ai tha u shpreh se votimi me 82 vota pro rrëzimit, dëshmon se Kushtetuta dhe Kuvendi funksionojnë.
Statusi:
“Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë.
Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës”, ka shkruar ish-kryeministri Haradinaj në “Facebook”.

