Shkarkimi i Gledis Nanos, Berisha: Ia hëngri kokën mafia Rama-Çuçi

schedule20:31 - 31 Gusht, 2022

schedule 20:31 - 31 Gusht, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shkarkimin nga detyra të Gledis Nanos, si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Berisha e quan Nanon, “viktimë të zbulimit të lidhjeve me krimin të Olsi Ramës dhe Bledi Çuçit”.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ish-kryeministri thekson se ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor.  Berisha shkruan se Nano nuk u shkarkua se zbuloi lidhje të krimit të Ardi Veliut dhe të kupolës tjetër, por sipas tij i kushtoi kokën, afera e Olsi Ramës me Call-Center dhe ngarkesa 2,2 ton kanabis, që siç thotë ai është ië përfshirë ministri Çuçi.

Reagimi i plotë:

Gledis Nano, viktimë e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit.

Të dashur miq,

Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.

Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjeter të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.

Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjeter të policisë por atij i kushtoi koken:

   1-  Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call-center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çeshtjeje përvëluese për këndin Rama.

  2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur. #sb

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!