Shkarkimi i Boban, kroati hedh në gjyq Milanin dhe Gazidis

schedule22:41 - 21 Prill, 2020

schedule 22:41 - 21 Prill, 2020

Çështja e Zvonimir Boban, mund të shkojë në gjyq. Siç raporton italiania TuttoSport, ish-mesfushori kroat do të hedhë në gjyq klubin e Milanit, pasi këta të fundit, më konkretisht CEO i klubit, Ivan Gazidis, e shkarkuan disa javë më parë.

Në një intervistë më herët për Gazzetta Dello Sport, Boban zbuloi se Gazidis e kishte “tradhtuar”, duke biseduar pas krahëve me ish-drejtorin e trajnerin e Leipzig, Ralf Rangnick. TuttoSport raporton se ky shkarkim i kuqezinjve, nuk do të kalojë pa pasoja.

Boban e konsideron sjelljen e Gazidis si të papërgjegjshme, madje më të papërgjegjshme se intervista e tij e dhënë kundër tij. Debate shumë të ashpra këto mes CEO të Milanit dhe ish-drejtorit kuqezi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!