Shkarkimi i Nokës nga Basha, reagon Albana Vokshi: Futja në rresht e çon PD-në në vdekje

schedule23:13 - 11 Tetor, 2021

schedule 23:13 - 11 Tetor, 2021

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, ka reaguar lidhur me shkarkimin që Basha i bëri Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Noka.

Vokshi duket se ka dalë kundër kreut të PD-së Lulzim Basha me vendimin e këtij të fundit për shkarkimin e Nokës. Nënkryetarja e PD-së shkruan se liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në.

“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e con PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt.” shprehet Vokshi.

Kujtojmë se përveç shkarkimit nga Komisioni i sigurisë Basha e ka paralajmëruar Nokën edhe me shkarkim nga Grupi Parlamentar i PD-së. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!