Shkarkimi i ambasadores shqiptare, mediat greke: Ishte përfshirë në vjedhjen e 100 pasaportave

schedule15:46 - 8 Korrik, 2020

schedule 15:46 - 8 Korrik, 2020

Sot u njoftua shkarkimi i ambasadores shqiptarë në Athinë, Ardiana Hobdari si edhe trupit diplomatik.

Më herët gazeta greke “ProtoThema” raportonte se ajo dhe konsulli i përgjithshëm i Janinës, Pervin Gjikuria janë të përfshirë në vjedhjen e 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.

ProtoThema“, shkruante se ka informacione se Ardiana Hobdari është direkt e përfshirë në vjedhjen e pasaportave natën e 13 shkurti në Athinë, kur nga makina e  Gjikurias u vodhën 100 pasaporta, nga 300 që ndodheshin brenda në mjet.

LEXO EDHE: “Furtunë” në ambasadën shqiptare të Athinës, shkarkohet ambasadorja dhe një pjesë e stafit

“Ambasadorja shqiptare në Athinë dhe Konsulli u shkarkuan nga puna pasi vodhën 100 pasaporta nga një makinë e trupit diplomatik që po transportoheshin në ambasadë.

Historia e çuditshme filloi pikërisht me faktin se deri vonë tranferimi i pasaportave nga Tirana në Athinë bëhej me një mision të thjeshtë dhe jo përmes çantave diplomatike si zakonisht. Automjeti, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i përket Gjikurisë.

Në të njëjtën njoftim thuhet se konsulli në fjalë kishte marrë përsipër detyrën e transportimit të pasaportave në Athinë dhe dorëzimin e tyre në ambasadën shqiptare.

Vjedhja ndodhi në 13 shkurt, vonë natën, në Thesio, ku ishte automjeti i konsullit shqiptar që u vandalizua. Policia Greke u informua siç duhet për ngjarjen “, thuhej në artikullin e marsit 2019 të medias greke./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!