Shkarkimi, Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për Metën

schedule13:25 - 17 Nëntor, 2021

schedule 13:25 - 17 Nëntor, 2021

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet më 18 janar për të shqyrtuar çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. GJK bën me dije se seanca do të mbahet në orën 10:00.

“Seancat e ditës 18 Janar, 2022

Kërkues Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, seancë plenare publike.

Subjekti i interesuar Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Objekti “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Ora 10:00,” shkruhet në njoftimin e Kushtetueses.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, 104 deputetë votuan pro shkarkimit të Presidentit Meta. Nisma për shkarkimin e kreut të shtetit u mor nga maxhoranca socialiste, e cila e fajëson atë për deklarata publike para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare më 25 prill të këtij viti. Sipas PS, Presidenti ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese. g.v/abcnews.al