Shkaku Koronavirusi, ish-trajneri kombëtares së boksit pëson vdekje klinike

schedule12:16 - 23 Mars, 2020

schedule 12:16 - 23 Mars, 2020

Ministria e Shëndetësisë lajmëroi gjatë ditës së sotme vdekjen e personit të pestë nga koronavirusi. Bëhej fjalë për Skënder Kurtin, ish-trajnerin e kombëtares së boksit. Për fat, 61-vjeçari ndodhet në vdekje klinike dhe po lufton.

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar gjithçka me anë të një postimi të dytë aty ku lexohet: Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë! Rreth situatës së Kurtit ka folur edhe Pëllumb Pipero, mjeku i infeksionit.

Kemi raste të rënda dhe kemi raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive, midis të cilëve njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë por pa e humbur shpresën e personelit shëndetësor, të mjekëve reanimator për ta rikthyer atë në jetë. Fatmirësisht u rikthye në jetë por vazhdon të jetë ende rëndë”, deklaron Pipero. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!