Shkaku i sherrit, Basha akuzoi Nikollën për shkelje, LSI: Ishte kërkesa jonë për shtyrje

schedule19:34 - 13 Shtator, 2021

schedule 19:34 - 13 Shtator, 2021

Lëvizja Socialiste për Integrim ishte “molla e sherrit” sot mes PS-së dhe PD-së në Kuvend që kulmoi me debatin dhe replika të forta duke sjellë largimin e Lulzim Bashës dhe grupit të tij parlamentar nga salla.

Shkak ishte kërkesa e LSI-së për të pasur më shumë kohë në dispozicion për pozicionimin e 4 deputetëve të saj në komisione. PS e pranoi dhe Taulant Balla kërkoi që sot të votoheshin vetëm kryetarët e komisioneve, ndërsa anëtarët në seancën tjetër pasi të ishte sqaruar pozicioni i deputetëve të LSI-së.

Kërkesa u vota, por PD e kundërshtoi duke e akuzuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla për shkelje të rregullores, lidhur me ndryshimin e rendit të ditës.

Por forca e drejtuar nga Monika Kryemadhi, thotë se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pranoi kërkesën e LSI dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër.

Shërbimi i Seancave në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka lajmëruar asnjë nga deputetët e LSI, në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pranoi kërkesën e LSI dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër” thuhet në reagimin e LSI-së.

Pra, LSI nuk mendon si PD që shtyrja është shkelje e rregullores./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!