Shkaku i shembjes së ndërtesës në Miami ende i paditur: 37 të shpëtuar dhe një viktimë

schedule23:50 - 24 Qershor, 2021

schedule 23:50 - 24 Qershor, 2021

Ende nuk ka ndonjë shkak zyrtar që mund të ketë çuar në shembjen e pjesshme të ndërtesës në Miami. Kështu është shprehur kryetarja e Bashkisë së Miami-Dade Daniella Levine Cava gjatë një konference shtypi pasdite.

Inxhinierët e strukturave do të përfshihen në hetim, si dhe qyteti i Surfside dhe departamenti i zjarrfikësve, tha ajo. Sipas Departamentit të Policisë së Qarkut Miami-Dade, ata do ta hetojnë incidentin pasi të kenë përfunduar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Deri më tani, nga gërmadhat janë nxjerrë të paktën 37 persona.  Të paktën 11 persona me lëndime janë trajtuar dhe katër prej tyre janë transportuar për në spital.

Si pasojë e shembjes, raportohet se ka humbur jetën të paktën një person. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!