Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve Z. T., 59 vjeç, A. Z., 57 vjeç, G. B., 52 vjeç dhe G. N., 52 vjeç, punonjës të një kompanie për nxjerrjen e naftës.
Ata dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për riparimin e një linje të dëmtuar të tubacionit të nxjerrjes së naftës, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe lumit Vjosa.


