Shkaktoi aksidentin me një viktimë, shoferi i heq targat mjetit dhe arratiset, në kërkim nga policia

schedule20:01 - 16 Mars, 2025

schedule 20:01 - 16 Mars, 2025

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i regjistruar në aksin Pogradec- Qafë Thanë. Ku viktimë mbeti 55-vjeçari Ilir Mimini.

Mësohet se autori i dyshuar që ka shkaktuar aksidentin ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në Pogradec.

Gjithashtu autori, 29-vjeç, ka hequr targat dhe më pas është larguar duke e lënë mjetin në zonë.

Sipas policisë, mjeti i braktisur është mjeti me të cilin është bërë aksidenti, gjithashtu është identifikuar edhe autori. Autoritetet po punojnë për kapjen e tij.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!