Shkaktoi aksidentin me dy viktima, shoferi në gjendje të rëndë te Trauma

schedule08:52 - 11 Nëntor, 2021

schedule 08:52 - 11 Nëntor, 2021

Emirjan Doko, shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë mëngjesin e sotëm te kryqëzimi i “21 Dhjetorit” në Tiranë ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

ABC mëson se ai ka marrë plagë në kokë, ndërsa ka dëmtime në kocka në pjesën e kofshës. Ai pritet t’i nënshtrohet operacioneve për rikuperimin e gjendjes së tij.

Doko shkaktoi aksidentin me dy viktima, teksa ndodhej i dehur në timon dhe u fut me semafor të kuq. Gjatë kontrollit, policia gjeti në automjetin e tij një armë zjarri tip pushkë. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!