Studimet thonë se stresi mund të jetë një nga shkaktarët e dhimbjes së fortë të kokës por edhe migrenës. Dhimbjet në fillim zgjasin pak por stresi i vazhdueshëm mund të transformojë një dhimbje koke të thjeshtë në migrenë.
Konsumi i alkolit dhe mungesat e vitaminave janë dy arsye të tjera të forta për shfaqjen e migrenës.
Por sipas agroweb.org, një nga shkaqet më të rëndësishme është dehidratimi dhe prishja e ekuilibrave të elektroliteve. Elektrolitet janë minerale të rëndësishme për funksionet e organizmit.
Një prej këtyre mineraleve është magnezi, i cili ndër të tjera lufton inflamacionin. Dhimbja e fortë e kokës besohet të jetë një reagim inflamator në organizëm.
Kjo është edhe arsyeja përse kripa që duhet të përdorni në kurën e lartpërmendur duhet të jetë rozë sepse është e pasur me magnez.l.k/abcnews.al