Ishin thjesht aludime, por tani është fakt.
Sfida e vlefshme për javën e nëntë të Serie A, mes “Emiljanëve” të Bologna dhe “Djajve” të Milan, në “Stadio Renato Dall’Ara” ishte programuar fillimisht të luhej pasditen e së shtunes, në orën 18:00, mirëpo tanimë është shtyrë.
Sipas raportimeve më të fundit, shkak janë bërë kushtet e vështira atmosferike dhe deri më tani ende nuk është caktuar një datë zyrtare kur do të luhet sfidës.
Megjiathatë, problemi i madhe për “gjigantët” e Milan pritet të jetë ndeshja e radhës, e cila do të luhet ndaj Napoli kryesues dhe dy mungesat e Reijnders dhe Theo Hernandez, që priteshin t’i shlyenin “pezullimet” e tyre ndaj “Kuqebluve”, tashmë do i shlyejnë ndaj djemve të Antonio Conte. /i.m /abcnews.al