Shkak dyshohet shpejtësia, “Benzi” dhe “Audi” bëhen copash në Berat

schedule21:20 - 27 Korrik, 2022

schedule 21:20 - 27 Korrik, 2022

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, pranë shkollës Kristaq Capo në Berat.

Në pamjet e siguruara nga Abc, shihet se dy mjetet, njëri tip “Benz” dhe tjetri tip “Audi” janë përplasur me njëri-tjetrin duke u bërë copash.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve.

Ata janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia.

Sipas burimeve në vendngjarje dy të rinjtë ishin duke qarkulluar me shpejtësi dhe kanë humbur kontrollin e mjeteve./Abcnews.al.