Ndeshja mes Burnley dhe Watford n stadiumin “Turf Moor” është shtyrë për shkak të një shpërthimi të Covid-19 në ekipin e drejtuar nga Claudio Ranieri.
“Ndeshja e sonte u anulua për shkak të COVID-19”, thuhet në një deklaratë të Premier League. “Vendimi u mor duke ndjekur udhëzimet e konsulentëve mjekësorë për shkak të një epidemie të vazhdueshme COVID-19 brenda ekipit të Watford. Si rezultat thuhet klubi ka një numër të pamjaftueshëm lojtarësh të ekipit të parë për të përfunduar lojën”.
Kjo është ndeshja e dytë e anuluar sot në Premierligë pas asaj mes Brentford dhe Manchester United, që duhej të luhej dje. /abcnews.al/