Dries Mertens kishte udhëtuar drejt Belgjikës ditën e djeshme për të bërë disa vizita për kyçin e tij të këmbës dhe në mbrëmje i është dashur të kthehet në Itali për të qenë gati për ndeshjen e sotme ndaj Atalantës.
https://twitter.com/nahuxo/status/1356934888893665280
Por udhëtimi i tij nuk ka shkuar në mënyrën e duhur. Mësohet se avioni i tij privat ka pasur probleme gjatë uljes për shkak të pistës së rrëshqitshme pas reshjeve të shumta ë dendura në Napoli.
https://twitter.com/VVGenechten/status/1356854611781500928
Si pasojë pilotët nuk kanë mundur ta kontrollojnë mjetin fluturues brenda pistës dhe ai ka përfunduar disa dhjetëra metra jashtë saj, në barin e zonës së sigurisë. Fatmirësisht asnjë problem për Dries Mertens, i cili ndodhej në avion bashkë bordin dhe qenin e tij. /abcnews.al