Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shiu mbërriti vonë, thatësira dëmtoi të mbjellat më misër në Myzeqe

schedule15:33 - 1 Shtator, 2025

schedule 15:33 - 1 Shtator, 2025

Thatësira e zgjatur ka çuar në ulje të rendimentit te misrit, i cili u mboll në masë këtë sezon në Myzeqe. Prej disa ditësh që kur ka nisur korrja e misrit, fermerët kanë konstatuar se rendimenti është i ulët. Dëmet janë të larta veçanërisht në zona ku mungon vaditja, si në fshatrat e Patosit, për shkak të tharjes së rezervuarit të Kurjanit.

Soni Semanjaku, bujk në Sheqishtë, ka mbjelle 8 ha me misër, por prodhimi siç thotë është i ulët

Një tjetër fermer nga fshati Belinë, thotë se në vend të misrit që kërkon vaditje intensive, ka mbjellë elb dhe grurë, drithëra që i rezistojnë thatësirës.

Në territorin e bashkisë së Patosit nuk ka rezervuarë për furnizimin e sistemit vaditës. I vetmi burim uji është rezervuari i Kurjanit në Rroskovec, i cili u tha në kushtet e thatësirës ekstreme të këtij sezoni. Megjithëse kanë pranë lumin Seman uji i këtij të fundit nuk arrin në kanalet vaditëse për shkak të disnivelit mes lumit dhe tokave bujqësore. Pasojat e thatësirës në rendimentin e  misrit që kërkon vaditje intensive, janë ndjerë pothuajse në të gjithë qarkun, madje edhe në fshatrat e bashkisë së Fierit ku vaditja sigurohet për 80% të tokave bujqesore. Parashikimi për sasinë e prodhimit të misrit ende nuk është bërë nga Drejtoria e Bujqësisë, por pritet që të jetë më i ulët se vitin e kaluar. Ndërkohë çmimi duket se do kompensojë disi humbjet e fermerëve pasi është më i lartë këtë sezon.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!