Shiu i dendur dëmtoi burgun në Nigeri, arratisen më shumë se 100 të burgosur

schedule12:07 - 25 Prill, 2024

schedule 12:07 - 25 Prill, 2024

Të paktën 118 të burgosur u arratisën nga burgu pas shirave të dendur të mërkurën mbrëma dëmtuan objektin në Suleja pranë kryeqytetit nigerian, tha një zëdhënës i shërbimit të burgjeve.

Agjentët e shërbimit po gjuanin të arratisurit dhe deri më tani kanë rikapur 10 prej tyre, tha zëdhënësi Adama Duza në një deklaratë të enjten.

“Jemi në ndjekje për të rimarrë pjesën tjetër”, tha Duza.

Deklarata nuk jep detaje mbi identitetin apo përkatësinë e të burgosurve të arratisur, por në të kaluarën anëtarët e grupit kryengritës Boko Haram kanë qenë të mbyllur në burgun e Sulejës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!