Shitja e Milanit, Arnault “thyen zemrat” e kuqezinjve

schedule13:44 - 28 Shtator, 2019

schedule 13:44 - 28 Shtator, 2019

Përgënjeshtrim i menjëhershëm. Milani nuk do të blihet nga Bernard Arnault, njeriu më i pasur në Europë.  Antoimoe Arnault, administratori i LVMH, përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në “Instagram, ka hedhur poshtë lajmin e publikuar sot nga “La Repubblica”.

“Të dashur tifozë të Milanit. Dua të shkruaj këtë mesazh për t’i dhënë fund të gjitha thashethemeve për një interesim të familjes time – ose të grupit LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton SE – për të blerë Milanin. Ne kemi respekt maksimal për klubin tuaj, për vlerat e tij, për historinë fantastike që ka, por ne nuk kemi qenë kurrë në kontakt me asnjë preson në klub. Ne asnjëherë nuk kemi treguar interes për të investuar apo për ta blerë Milanin”, shkruan Arnault.

https://www.instagram.com/p/B285t5FIvFs/?utm_source=ig_web_copy_link

ÇFARË U RAPORTUA PARADITE – “La Repubblica” shkruante se “Elliot” është në bisedime me Bernard Arnault për ta shitur klubin kuqezi për shumën e 960 milionë euro. Jo vetëm kaq, por raportohej që në sezonin pasardhës në krye të stafit teknik të Milanit të rikthehej Max Allegri.

Bernard Jean Etienne Arnault, personi që raportohet se interesohej për Milanin, është njeriu më i pasur në Europë dhe aktualisht sipas revistës “Forbes” është numri dy në botë me një pasuri që shkon në rreth 108 bilion dollarë.

Manjati francez është pronari dhe shefi ekzekutiv i VMH Moët Hennessy – Louis Vuitton SE, kompania më e madhe e mallrave luksoze. Arnold është gjithashtu një koleksionues arti dhe investitor në shumë fusha, në Europë dhe jo vetëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!