Shitja e lojtarëve jashtë Shqipërisë, flasin Matraxhiu dhe Magani

schedule23:48 - 13 Janar, 2020

schedule 23:48 - 13 Janar, 2020

Në “Pressing”, biseda është transferuar te shitjet e futbollistëve jashtë Shqipërie. Agjenti i njohur i futbollistëve, Andi Matraxhiu, foli për këtë temë, si dhe Magani iu bashkua bisedës.

MATRAXHIU – “U prek dhe pak më parë se ka qenë Skënderbeu që ka bërë shitje lojtarësh. Edhe Kukësi ka lëvizur, edhe Partizani. Në përgjithësi, është një merkato e vakët në dalje.

Tashmë po bëhet e vakët edhe në hyrje, sepse po shikojmë edhe në analizat sportive të përditshme që më shumë lojtarë janë larguar, se sa janë afruar.

Ndoshta ekzagjerohen edhe shifrat e lojtarëve, duhet të shikojmë dhe veten në pasqyrë. Jemi në një futboll që është në rritje, por nuk jemi ende aty sa fryhemi. Ka shumë lojtarë të talentuar te moshat. Ne për arsye pune, shkojmë në shumë fusha dhe shikojmë futboll të moshave. Ndodhin dhe sherre, ka dhe arbitra që bëjnë abuzime, pasi mungojnë kamerat e kontrolli.

Ka dhe lojtarë të talentuar shumë. Kemi Sherif Kallakun. Gresild Lika, Eridon Qardaku, Muçi, Çelhaka, Ismailgeci, Cara. Ka shumë lojtarë të mirë. Kemi Jasir Asanin që u largua dhe normalisht, shpresojmë që të vazhdojmë me transferime jashtë.

MAGANI – “A bëjnë futbollistë shqiptarë për futbollin jashtë? Çdo gjë që them unë, nuk është absolute. Edhe në futboll, asgjë nuk është absolute. Këtu ka shumë talente, por futbollistët tonë pas moshës 23 vjeç, mund të bëjnë progres jashtë shtetit. NË shumicën e rasteve, lojtarët e rinj janë rikthyer sërish në Shqipëri. E para është mentaliteti i futbollistëve tanë, e dyta që jo çdo skuadër punon mirë me grup-moshat. Nëse një lojtar nuk merr minuta, është shumë e vështirë të ecë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!