Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shitja e aksioneve, Musk përballet me një faturë tatimore prej 15 miliardë dollarësh

schedule12:43 - 12 Nëntor, 2021

schedule 12:43 - 12 Nëntor, 2021

Shitja e aksioneve të Teslas me vlerë rreth 5 miliardë nga Elon Musk duket se është vetëm fillimi.

Musk, personi më i pasur në botë dhe aksioneri kryesor i Tesla-s, postoi në Twitter fundjavën e kaluar se do të shiste 10 për qind të aksioneve të tij nëse përdoruesit e platformës së mediave sociale ia miratonim. Disa ditë pasi Musk shiti 5 miliardë dollarë të aksioneve, ose 3 për qind të totalit të zotërimeve të tij, lëvizja e parë e tillë që nga viti 2016, pritet që të shesë edhe të tjera në vazhdim.

CEO i Tesla tha se ai do t’i “përmbahej rezultateve të këtij sondazhi”. Rezultatet ishin 58% në favor të shitjes dhe 42% kundër, duke sugjeruar se ai do të shesë aksionet.

Pavarësisht nga rezultatet e sondazhit, Musk ka të ngjarë të kishte filluar të shesë miliona aksione këtë tremujor. Arsyeja, një faturë tatimore prej më shumë se 15 miliardë dollarësh me të cilën po përballet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!