Shiti makinën dhe denoncoi në polici sikur ia vodhën, arrestohet 44-vjeçari në Velipojë

schedule15:17 - 28 Shkurt, 2024

schedule 15:17 - 28 Shkurt, 2024

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi kishte shitur makinën e tij dhe më pas denoncoi në polici sikur ia kishin vjedhur. Si pasoj, Gjykata ka caktuar për burrijn masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin në kërkim 44 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat  penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjygjësore”, sepse ka kallëzuar se i kishin vjedhur automjetin, ndërkohë që e kishte shitur atë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!