Shtëpia luksoze në Los Angelos ku ndjekësit e sektit të Charles Mansonit vranë një çift bashkëshortësh në vitin 1969, është shitur për 1.8 milionë dollarë.
Vila ofron pamje nga qendra e qytetit të Los Angelesit dhe është afër parkut Griffith. Ajo u ndërtua në vitet 1920 dhe dallon për një oborr të madh.
Sekti i familjes Manson është ndoshta më i famshmi në histori. Të rinjtë që e ndiqnin sektin, në fund të viteve ’60 vranë disa persona dhe me gjakun e tyre shkruanin në mure tekstet e këngëve të grupit Beatles.
Kryefamiljari, Charles Manson besonte se ishte Jezusi dhe nxiste vazhdimisht luftë racash./abcnews.al