Shitet në ankand fanella e CR7, paratë e fituar shkojnë në ndihmë të Ukrainës

schedule18:03 - 27 Qershor, 2022

schedule 18:03 - 27 Qershor, 2022

Fanella e Cristiano Roanldos me kombëtaren portugeze është shitur në ankand. Kjo fanellë e cila gjithashtu mban firmën e sulmuesit portugez është shitur për shifrën e 2200 euro, para këto që do të shkojnë në ndihmë të Ukrainës.

Lajmin e ka bërë të ditur këtë të hënë organizata “Save Ukraine Now”. Fanella në fjalë ishte në zotërimin e një djaloshi 14-vjeçar dhe shuma e mbledhur do të përdoret për të blerë ilaçe për ushtrinë, zbuloi organizata.

“Shpresoj që fanella ime për ndeshjen e vitit 2019 kundër Ukrainës mund të ndihmojë të rinjtë që të kenë një të ardhme më të mirë dhe dua të përgëzoj Federatën e Futbollit të Ukrainës për këtë veprim. Duke u lutur për paqe”, tha Ronaldo cituar nga Save Ukraine Now në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Save Ukraine Now (@saveukrainenow.if)

/f.a/abcnews.al