Sipas mediave të ishullit, miliarderi nigerian 43-vjeçar Dozi Mobuosi është një hap larg marrjes së Sheffield United për rreth 100 milionë euro.
Prej disa kohësh dihet se United, pronari aktual i të cilit është princi saudit Abdullah bin Musad bin Abdulaziz Al Saud, është në shitje.
Vitin e kaluar, biznesmeni amerikan dhe manjati i mediave Henry Morris ofroi më shumë se 120 milionë euro, megjithatë, marrëveshja dështoi për shkak të strukturës komplekse financiare që amerikani përdori për të blerë klubin Sheffield.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Paul Heckinbottom është në vendin e dytë në Championship, që të çon direkt në Premier League. /G.D abcnews.al/