Një pikturë e Klod Mone e serisë “Mbjellja e të korrave” është shitur në ankand për 110.7 milion dollarë nga “Sothbaj” në Nju Jork. Bëhet fjalë për një rekord për veprat e artistit, duke u bërë një nga dhjetë pikturat që janë shitur më shtrenjtë në të gjitha kohërat. Piktura me përmasa 72 me 92 centimetra, është realizuar në dimrin mes 1890-ës dhe 1891-shit në shtëpinë e Giverni, në Normandi. Piktura u hodh në ankand nga një koleksionist anonim i cili e kishte blerë në vitin 1986 në një ankand ne vlerën e 2.5 milion dollarëve./ABC News Albania 24/7