Shitën informacione sekrete për të huajt, arrestohet çifti amerikan

schedule08:38 - 11 Tetor, 2021

schedule 08:38 - 11 Tetor, 2021

Një inxhinier i Marinës amerikane dhe gruaja e tij janë arrestuar nën dyshimin se po përpiqeshin të shisnin sekretet e nëndetëseve amerikane me energji bërthamore të huajve përfshirë fshehjen e një karte SD me material të koduar në një sanduiç.

Sipas aktakuzës së Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Jonathan dhe Diana Toby, 42 dhe 45 vjeç shitën sekrete për nëndetëset bërthamore të Marinës amerikane një personi që ata mendonin se ishte përfaqësues i një kombi të huaj. Ai i firmosi dokumentet me pseudonimin “Alice”.

Por blerësi i dyshuar ishte, në fakt, një agjent i fshehtë i Byrosë Federale të Hetimit (FBI). Sipas aktakuzës, në prill 2020, Toby i dërgoi disa të dhëna të huajve. Jonathan Toby atëherë “filloi të kodonte e-mail me personin që ai mendonte se ishte një përfaqësues i qeverisë së huaj”, por ishte një agjent i FBI-së.

Në qershor 2021, agjenti depozitoi 10,000 dollarë në kriptovalutë si një pagesë. Menjëherë pas kësaj, Toby udhëtoi në një vend që nuk është bërë i ditur për t’i shitur më shumë të dhëna blerësit të të supozuar.

Ministria nuk specifikoi se cilës “fuqi të huaj” inxhinieri mendoi se po i shiste këto informacione. FBI arrestoi çiftin në tetor. Toby do të dalë para gjykatës federale në Martinsburg, Virxhinia  të martën.  Besohet se inxhinieri ka marrë rreth 100,000 në kriptomonedha për informacionin që ka shitur.

Nëndetëset amerikane me energji bërthamore kanë qenë kohët e fundit në qendër të një krize në marrëdhëniet e Uashingtonit me Parisin, për shkak të vendimit të Australisë për të anuluar një kontratë për të furnizuar një nëndetëse dhe për të blerë ato amerikane nën Partneritetin Strategjik të SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!